Në këtë solemnitet do të marrin pjesë delegatë të përbërjes së atëhershme të Kuvendit të Kosovës që morën pjesë në shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut.
Shkaku i masave antiCOVID-19, mediat mund ta përcjellin aktivitetin nga Galeria e sallës së Kuvendit të Kosovës.
Nga protagonistët e miratimit të saj, 7 Shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shpallur në Kaçanik, pasi ishte qyteti më i afërt me kufirin me Maqedoninë, dhe mundësia e shpalljes së Kushtetutës ishte më e lehtë.
Në atë kohë, Kosova ishte e okupuar tërësisht nga forcat policore dhe ushtarake të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, pasi nga 2 korriku, kur u lexua Deklarata e Pavarësisë, filloi një aparteid i regjimit të Millosheviqit ndaj Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë. (LN)