Film/Serial

Detaje të reja për dokumentarin $25 milionë dedikuar Rihanna-s!

Një dokumentar dedikuar Rihanna-s është rrugës! Deri tani, kjo ishte gjithçka dinim, por gjatë një interviste me regjisorin Peter Berg, i cili prej 4 vitesh bashkëpunon me këngëtaren, u zbuluan detaje të reja! Dokumentari dedikuar Riri-it për të cilin është punuar për shumë vite me radhë do të publikohet verën e ardhshme rreth datës 4 korrik në Amazon.

“Katër vitet e fundit me të kanë qenë një rrugëtim epik. Ajo është një grua e jashtëzakonshme, e cila rritet çdo ditë dhe përfshihet në biznese dhe sfida të reja, gjë që e bën edhe më të vështirë të jesh në një ritëm me të. Sa herë që ne mendojmë se filmi ka përfunduar dhe jemi gati, ajo bën një gjë tjetër si Fenty, apo linjë të brendshmesh dhe është e pamundur të mos përfshihen.”- shprehet Berg.

Pra me pak fjalë, dokumentari do të na tregojë çfarë ndodh me Rihanna-n pas kuintave dhe se si ndër vite  ja doli të zgjerojë bizneset e saj.

Detaje të reja për dokumentarin $25 milionë dedikuar Rihanna-s!

“Ajo po merret edhe me muzikë të re tani. Bizneset janë shumë të suksesshme, ajo është sipërmarrëse e aftë dhe ne po e lëmë dokumentarin të rritet bashkë me të. Mendojmë se në pranverë do të ketë përfunduar, gati për t’u publikuar në verë.”

Një tjetër detaj që dihet rreth projektit të ri, është se dokumentari i yllit të pop-it është blerë nga Amazon për $25 milionë dhe se do të titullohet thjesht “Rihanna”.

Projekti filmik do ta sjellë këngëtaren siç nuk e kemi parë kurrë. Jeta personale dhe profesionale e Rihanna-s, që nga fillimet e hershme në 2005-ën e deri më sot! Për këtë, ju duhet ende të prisni 1 vit. (An)

Related