Lajme

Fakte shkencore vs trillime shkencore: Si të rikthejmë besimin në shkencë?

 Viti 2020 është sigurisht një vit që askush nga ne nuk do ta harrojë. Ajo që shumë prej nesh e kanë kuptuar është se duhet të mbështetemi dhe t’i besojmë shkencës për të na ndihmuar të përballojmë ngjarjet botërore si pandemia e Covid-19 apo dhe ndryshimet klimatike. Shkenca është thelbësore për adresimin e shumë problemeve të vazhdueshme në botë, por si shoqëri, ne duhet ta përqafojmë atë në të gjitha potencialet e saj.

Kjo ishte tema kryesore e konferencës virtuale ku morën pjesë disa nga mendjet më të spikatura shkencore, për të diskutuar pse jemi këtu sot dhe për të gjetur se cilat do të jenë pasojat.

Fakte shkencore vs trillime shkencore: Si të rikthejmë besimin në

Sipas Moira Gilchrist, zëvendëspresidente e Komunikimit Strategjik dhe Shkencor në Philip Morris, që përfaqëson një industri shumë të diskutueshme, industrinë e duhanit, “Sot ne po përballemi me një skepticizëm të jashtëzakonshëm nga media, nga njerëzit e shëndetit publik dhe nga komunitetet e tjera shkencore. Të zbulosh nëse skepticizmi bazohet në trillime apo në fakte, është një nga drejtimet kryesore të asaj që ne po bëjmë në PMI, duke u përpjekur të orientojmë diskutimin rreth fakteve shkencore dhe të përpiqemi t’i lëmë besimet, emocionet dhe ideologjitë mënjanë”.

Fakte shkencore vs trillime shkencore: Si të rikthejmë besimin në

E njëjta situatë shfaqet edhe për Jimmy Wales, bashkëthemelues i Wikipedia. Ai tha se në kompaninë e tij përpiqen të ndërtojnë një enciklopedi me cilësi të lartë dhe neutrale. “Komunitetet tona kalojnë shumë kohë duke debatuar mbi cilësinë e burimeve, se si ne i paraqesim gjërat në një mënyrë të drejtë. Ne luftojmë sa më mirë që të mundemi dhe paraqesim diçka që mendojmë se është e drejtë dhe neutrale. Nëse tërhiqemi dhe shohim si duhet industrinë e internetit, ekziston një botë krejt tjetër. Nëse shkoni në Twitter dhe Facebook, ata luftojnë me një sërë pyetjesh rreth fakteve dhe trillimeve. Në të vërtetë ata luftojnë jo vetëm në nivelin shoqëror por edhe në nivelin algoritmik. Unë mendoj se shumë kompani që janë në këtë situate, e kuptojnë se në të vërtetë duhet të ndryshojnë diçka, por është disi e vështirë të dish se çfarë të ndryshosh dhe të kuptosh modelin e biznesit “.

Duke folur për besueshmërinë e informacionit, panelistët treguan cilat janë sfidat që paraqiten kur haset një mungesë informacioni.

Sipas Jimmy Wales “Njerëzit duhet të kuptojnë që shkenca është një dialog. Aktualisht jemi në mes të kësaj pandemie të Coronavirusit dhe papritmas sheh se publiku është i interesuar në shkencë dhe ekziston një lloj instinkti për të thënë ndiqni shkencën, por duhet të kuptojmë se edhe shkenca ka shumë teori dhe strategji konkurruese ”.

Për Moira Gilchrist, të gjithë gjatë kohës së koronavirusit përpiqen të kërkojnë zgjidhje, të kuptojnë atë që është e drejtë dhe e gabuar, por me shkencën kjo nuk ekziston. “Një nga gjërat në fillim të pandemisë ishte interesi që publiku papritmas kishte për shkencën. Publiku është me të vërtetë i interesuar për shkencën dhe përgjigjet që vijnë përmes shkencës, por nganjëherë ata kanë vështirësi për të kuptuar se çfarë nënkupton ose jo”.

Ajo e sheh këtë situatë si një thirrje zgjimi për komunitetin shkencor dhe politikbërësit, në mënyrë që të jenë të sinqertë dhe transparentë në lidhje me procesin shkencor. “Ata duhet të sigurohen që njerëzit nuk po hidhen në përfundime dhe do të ishte shumë më e lehtë për publikun të merrte vendime bazuar në ato që vërtetë dimë sot sesa në spekulime. Për besimin në shkencë, mendoj se një nga faktorët kryesorë është transparenca”.

Dr. Gilchrist sugjeron që nëse kjo bëhet në një mënyrë që njerëzit të mund ta kritikojnë atë dhe mund të hulumtojnë vetë në të dhëna, ndihmon vërtet cilado qoftë fusha, për shembull shkenca që qëndron pas produkteve të reja, inteligjenca artificiale, vaksinat, etj. “Burrat dhe gratë që pinë duhan, nuk dinë se kë të besojnë, cila është e vërteta dhe nëse duhet t’i konsiderojnë alternativat apo jo. Sepse ekziston një lloj loje kur një ditë alternativat pa tym janë gjë e mirë për t’i marrë në konsideratë dhe ditën tjetër një studim i ri thotë të kundërtën. Kjo duket se thjesht po i bën njerëzit më konfuzë” tha ajo, duke theksuar se transparenca dhe aftësia për t’i bërë njerëzit të ndajnë mendjen e tyre duke u bazuar në të dhëna të papërpunuara është një pikë kryesore. (An.)

Related