Lajme
Të martën – Hoti takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të martën do të takojë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Këtë e bëri të ditur vetë Hoti përmes një postimi në Facebook.
“Të martën, në selinë e NATO-s në Bruksel, takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoj për gatishmërinë. Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut”, shkruan kryeministri në postimin e tij.
Ky takim mbahet katër ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për stabilizim ekonomik në Washington, dhe një ditë pas takimit të paralajmëruar në Bruksel me Vuçiqin (të hënën).