Showbiz

I fejuari i Demit mburr Selenën dhe ofendon Demin

Demi Lovato nuk i priti mirë disa screenshots që po shpërndahen nëpër Twitter dhe tabloidë, sa vendosi t’u përgjigjej publikisht përmes disa postimeve në Instagram Stories.

Së fundmi, po qarkullojnë disa postime, të cilat thuhet se janë shkruar nga i fejuari i Demi-t, Max Ehrich.

“Hahaha Selena Gomez dhe Demi janë të lezetshme së bashku, por nëse mendoni se Demi është më e bukur…gaboheni.” – dyshohet se ka shkruar kohë më parë Max. “Është një këngëtare që bërtet aq shumë, kjo është arsyeja pse vajza ime S është më e mirë se e dini ju se kush.” – lexohet në një tjetër postim që pretendohet se i përket vitit 2015.

Demi shkroi në Instagram se postimet janë “false”.

“Është vërtet e trishtë kur njerëzit shpikin imazhe për të vendosur gratë kundër njëra-tjetrës. Nëse gratë kanë ndonjë konflikt, ai është mes tyre.”

Në vijim, Demi shtoi se njerëzit dhe tabloidët kanë gjëra më të rëndësishme për të shkruar në 2020, duke përmendur rastin e Breonna Taylor, një vajzë 26-vjeçare e cila u gjuajt me tetë plumba nga policët në shtëpinë e saj gjatë një investigimi për drogë.

Në një intervistë për Harper’s Bazaar në prill të këtij viti, Demi tha se ajo dhe Selena nuk janë shoqe, por do të ketë gjithnjë dashuri për të, sepse janë rritur bashkë.

Ndërkohë kujtojmë se Demi dhe Max u fejuan në korrik të këtij vitit. Demi dhe aktori dhe këngëtari amerikan janë bashkë prej pak kohësh. Nuk dihet saktësisht kur nisën romancën e tyre, por lidhja u bë publike në mars, kur e zbuluan padashje marrëdhënien në Instagram. (An.)

Related