Showbiz

Ish-shoqja e ngushtë e Kim mund të nxjerrë ‘sekretet e errëta’ të familjes

 Prej pak ditësh, është bërë me dije një lajm se ish-shoqes së ngushtë të Kim Kardashian, Larsa Pippen, i është ofruar një reality-show dhe se ajo do të zbulojë në të, disa nga sekretet e Kim, familjes së saj dhe gjithë serialit  “Keeping Up With The Kardashians”.

Larsa, ishte shoqja e ngushtë e Kim prej 10 vitesh, por në mënyrë misterioze, në fillim të këtij viti, gjërat u zbehën pak.

Ish-shoqja e ngushtë e Kim mund të nxjerrë ‘sekretet e

Thuhet se Kim është e shqetësuar nga lajmi që erdhi pak ditë pas deklaratës se “Keeping Up With The Kardashians”, i erdhi fundi.

Një burim tha për revistën Closer:

“Kim mori vesh lajmin se Larsa do të ketë një reality show, vetëm pak ditë pasi ajo dhe familja e saj vendosën t’i japin fund serialit të tyre. Ajo nuk është e lumtur për këtë fakt, sepse tashmë, Larsa mund të bëhet një yll botëror dhe pse jo, t’i “vjedhë” fansat dhe perandorinë e saj të biznesit.”

Kim dhe Larsa hoqën njëra-tjetrën nga Instagrami, gjatë kohës kur Kanye po përjetonte momente jo të mira përpara pak muajsh dhe prej asaj kohe dy mikeshat kanë mbetur të distancuara.

The Insider shkruan:

“Larsa ka qenë në dijeni të disa prej sekreteve më të errëta të Kim gjatë gjithë këtyre viteve dhe tani ajo është në një mision për t’u bërë një superstar i spektakleve reality. Kim shqetësohet se ajo nuk do ta ketë problem të flasë për çdo gjë lidhur me Kim dhe të shkatërrojë gjithçka për të cilën ajo ka punuar prej vitesh.”

Në kohën kur Kanye sapo kishte hedhur kanditaturën e tij për president, një postim i tij në Twitter mendohet se i drejtohej Larsës.

Fansat spekuluan se Kanye po i referohej thashethemeve se Larsa, ishte bërë më shumë miqësore se duhet me Tristan Thompson, ish-të dashurin e Khloe Kardashian. Mbase prej këtu, nisi edhe krisja mes dy mikeshave, por kjo nuk dihet me siguri.

Kim i ka besuar shumë gjëra personale në lidhje me Kanye dhe martesën e tyre Larsës gjatë viteve  dhe thuhet se ajo shpreson se ish-shoqja e saj do të mbajë gojën mbyllur dhe nuk do të shkaktojë probleme për ta. (An.)

Ish-shoqja e ngushtë e Kim mund të nxjerrë ‘sekretet e

Related