Lajme

Mësimi në shkolla do të fillojë nga 14 shatori

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka konfirmuar se mësimi në shkolla do të fillojë nga 14 shatori i ndarë në dy faza.

Likaj lajmin e ka bërë të ditur pas takimit që ka zhvilluar me zyrtarë të drejtorive të Arsimit dhe drejtues të SBASHK-ut.

“Gjatë ditës së sotme e komunikuam vendimin e Qeverisë për fillimin e vitit të ri shkollor, në të cilën do të fillojmë në dy faza. Faza e parë fillon më 14 shtator dhe me këtë datë mësimin e fillojnë të gjithë fëmijët e klasës parafillore dhe nxënësit e klasave 1, 2, 3, 6, 10 në të gjithë shkollat e Kosovës.

Faza e dytë fillon më 21 shtator, ku me këtë datë mësimin e fillojnë nxënësit e klasave 7, 8, 9 të arsimit të mesëm të ulet dhe klasat 11, 12 të arsimit të lartë. Nxënësit e vijojnë mësimin dy ditë në shkollë dhe tri ditë në formë të mësimit online”, tha Likaj.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, tha se mësimdhënësit janë të gatshëm për të filluar mësimin.

“SBASHK-u ka thënë se mësimdhënësit janë të gatshëm për ta filluar vitin e ri shkollor sipas master-planit të prezantuar nga ministri. Më gëzon fakti se kemi një gatishmëri nga mësimdhënësit që janë të gatshëm. Një pjesë e institucioneve tona janë të gatshëm në mënyrë që ta kemi një fillim të ri të suksesshëm”, tha Jasharaj.

Related