Lajme

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 393 pacientë me COVID-19

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të mërkurën se në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare  dhe në spitalet rajonale të Kosovës janë duke u trajtuar 393 pacientë me COVID-19.

Në njoftim thuhet se 11 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 29 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 332 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe spitalet rajonale i kanë 700 shtretër në dispozicion për të sëmurët nga COVID-19.

Të mërkurën u njoftua se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 4 pacientë të sëmurë nga COVID-19 dhe janë konfirmuar edhe 157 raste pozitive.

Deri më sot në Kosovë janë regjistruar gjithsej 12.840 raste pozitive me koronavirus. Prej tyre, 492 e kanë humbur ludtën me virusin, kurse 8.942 janë shëruar. (Il.)

Related