Mirëqenie

Në vendin ku gratë s’mund të divorcohen, po shpëtohen nga shafrani

Në Afganistan, ku varësia nga droga është diçka e zakonshme për burrat, gratë kanë gjetur mundësi mbijetese.

Historia e Anita Zadid është vetëm një nga ato të qindra grave. 1 në 10 burra në vendin e tyre janë të varur nga Opiumi. Janë vazhdimisht në një luftë civile dhe gjithashtu në luftë brenda familjes. Mundësitë e punësimit janë të pakta.

 Shafrani, shpëtimi i vetëm.

Gratë e fshatit vendosën të fillojnë biznesin e tyre të prodhimit të shafranit, duke shpresuar të fitojnë aq para sa për të blerë ushqim dhe t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë. Megjithëse divorci nuk është teknikisht i paligjshëm, konsiderohet si një zgjedhje e pamundur, kjo për shkak të kushteve. Plus që kjo do të thoshte të hiqnin dorë nga fëmijët, të cilët i mbajnë baballarët.

Anita dhe disa gra të tjera kanë bërë kompromis. Të ndihmuara nga një shoqatë lokale, ato po prodhojnë shafran. Anita, e cila punon jo vetëm si kultivuese e shafranit, por edhe si rrobaqepëse, është e vendosur të vazhdojë me revolucionin e saj të vogël personal.

“Nuk kam zgjidhje tjetër, veçse të luftoj”, thotë Anita për The Guardian.

Përgjithësisht gratë në Afganistan trajtohen keq. Përdhunimi i një gruaje konsiderohet normal, rrahjet janë më e pakta që mund t’u ndodhë. Vajzat që në klasën e 8 detyrohen të martohen për të paguar borxhet e familjes së tyre.

Atyre u pritet hunda ose veshët nëse largohen nga shtëpia pa pëlqimin e një anëtari mashkull të familjes. (TP)

Related