Film/Serial

Pas në kohë: Kur Drake ishte aktor i njohur i një seriali adoleshentësh

Fansat e zjarrtë të Drake, kryesisht kanadezë në këtë rast, përveshën mëngët për t’i treguar vendin dikujt që guxoi të tallej me reperin dhe aftësitë e këtij të fundit në aktrim.

Një përdorues në Twitter me emrin @pktheterrible postoi një video të Drake duke shkruar se “Drake do kaq shumë të jetë aktor”. Pas kësaj, me qindra njerëz shkruan se @pktheterrible me siguri nuk e ka parë Dregassi-n dhe ironizuan se “e njohën Drake si aktor, para se bota ta njihte si reper”.

Në moshën 15-vjeçare, Drake kishte dëshirë të bëhej aktor dhe një mik i shkollës së mesme prezantoi të atin, agjent aktorësh, me Drake. Ai i gjeti Drake një rol në serialin kanadez për adoleshentë, “Dregassi: The Next Generation” (2001).

Pas në kohë, kur Drake ishte aktor i njohur i një seriali

Në serial, Drake portretizoi Jimmy Brooks, një yll basketbolli i cili u paralizua pasi u gjuajt nga një shok klase. Në “Dregassi: The Next Generation”, Drake u shfaq në një total prej 100 episodesh, midis vitit 2001 dhe 2008.

Pas në kohë, kur Drake ishte aktor i njohur i një seriali

Në atë kohë, Drake pati edhe role të tjera jo fort të rëndësishme si në “Blue Murder” (2001) apo “Soul Food” (2002). (An)

Related