Muzikë

Sade bën rimaster të gjitha albumet (video)

Kantautorja dhe producentja britanike, Sade Adu, ka paralajmëruar box-setin e madh “This Far”, ku do të jenë të gjitha albumet e saj (në formatin vinil).
Përmbledhja do të përbëhet nga albumet: “Diamond Life” (1984), “Promise” (1985), “Stronger Than Pride” (1988), “Love Deluxe” (1992), “Lovers Rock” (2000) dhe “Soldier of Love” (2010), dhe do të publikohet më 9 tetor.
Të gjitha albumet, janë bërë rimaster me Stuart Matthewman, Andrew Hale dhe Paul Spencer Denman në studiot Abbey Road.
Ndryshe, albumi i fundit i Sade ishte lansuar para dhjetë vjetësh, ndërsa në vitin 2018 kishte lansuar këngën e re “Flower of the Universe”.

Related