Lajme

Seancë parlamentare për nder të 30 vjetorit të Kuvendit të Kosovës në Kaçanik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në hapjen e seancës parlamentare për nder të 30 vjetorit të Kuvendit të Kosovës në Kaçanik, ka thënë se pjesëmarrësit e këtij kuvendit kanë shkruar faqen të nditur në vend.

“Kujtojmë ata që nuk janë në mesin tonë. Ju keni shkruar faqen më të ndritshme të këtij Kuvendi. Ju artikuluat qartë vullnetin për liri, udhërrëfyes të gjeneratave”, tha ajo, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa, Ilaz Ramalija, ish kryetar i këtij kuvendi në vitin 1990, tha se falënderon qytetarët e Kaçanikut që morën në shtëpitë e tyre pjesëmarrësit e këtij kuvendi.

“Serbia orientoi gjithë aparatin e Policisë së tyre në Kosovë, 30 vite më herët ata hynë në TV Prishtina, duke i larguar nga puna. U ndal botimi i Rilindjes, u largua nga puna mijëra shqiptarë”.

“Tekstin e Kushtetues e përgatitën Ejup Statovci, Ismet e Kurtesh Salihu, Fatmir Femihu e Riza Smaka”, tha ai. (Kl)

Related