Mirëqenie

Shkencëtarja thotë se Covid-19 u krijua në një laborator ushtarak në Kinë

Një shkencëtare nga Kina, ka botuar një kërkim që pretendon se koronavirusi erdhi nga një laborator ushtarak në Kinë dhe jo nga një treg në Wuhan.

Dr. Li Meng-Yan, një mjeke e specializuar në virologji në Shkollën e Shëndetit Publik të Hong Kongut, publikoi studimin në një faqe interneti të hapur me emër Zenote. Punimi akademik tregon se si SARS-CoV-2 (Covid-19) mund të jetë “krijuar në një mjedis laboratorik për gjashtë muaj.”

Punimi titullohet “Karakteristikat e pazakonta të gjenomit SARS-CoV-2, që sugjerojnë modifikim të sofistikuar në laborator dhe jo një “evolucion natyror”.

Mjekja shkruan:

“Teoria e origjinës natyrore, megjithëse është pranuar gjerësisht, nuk ka mbështetje thelbësore.”

Ajo vazhdon:

“Teoria alternative që virusi mund të ketë ardhur nga një laborator kërkimor është, sidoqoftë, censuruar rreptësisht në revista shkencore të vlerësuara nga kolegët.”

Sipas saj, Covid-19 tregon karakteristika biologjike që “nuk janë në përputhje me një virus zoonotik që ndodh natyrshëm.”

Gjatë një interviste, ditën e premte në televizionin britanik Loose Women, mjekja tha se “virusi vjen nga një laborator dhe kontrollohet nga qeveria e Kinës”. Ajo pretendon se është një nga shkencëtaret e para në botë që studioi koronavirusin.

Shkencëtarja thotë se Covid-19 u krijua në një laborator

Shkencëtarë të tjerë kanë kundërshtuar pretendimin e Dr Yan, duke përfshirë një raport nga Live Science në Mars, i cili deklaroi përfundimisht:

“SARS-CoV-2 nuk është një konstrukt laboratorik ose një virus i manipuluar me qëllim”.

Në përgjigje të pretendimeve të saj, Komisioni Kombëtar Shëndetësor Kinez tha në një deklaratë:

“Fakti është se nuk ka asnjë vonesë ose fshehje nga qeveria kineze. Sapo rastet u identifikuan në qytetin Wuhan, Kina veproi menjëherë për të kryer hetime dhe për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.”

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë shumë herë se “nuk ka asnjë provë që koronavirusi i ri është i krijuar në një laborator.” (An.)

Related