Sport

Kjo do të jetë statuja e Fadil Vokrrit!

Nën praninë e Kryeministrit Avdullah Hoti, Ministres për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, dhe kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, është zbuluar bucketa fituese për ndërtimin e statujës së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Në një ceremoni ku të pranishëm ishin edhe deputetë e figura të tjera, u bë zbulimi i bucketës në të cilën do të bazohet ndërtimi i statujës.

Me kërkesën e MKRS-së, më 2 shkurt të vitit të kaluar,  është votuar në favor të ndërtimit të statujës së ish-kryetarit të FFK-së, i cili ndërroi jetë nga një sulm në zemër.  

Related