Sport

Videoja e rrallë e Messit që përloti të gjithë! (video)

Sporti më i populluar në botë, futbolli –  ka legjendat e tij, të cilëve zor se mund t’iu harrohet emri, kjo pasi ata (legjendat) tashmë i kanë dhënë shumë futbollit dhe kanë shkruar historinë, shkruan Periskopi.

Futbollistët mund të heqin dorë nga futbolli, të pensionohen, madje me lotë në sy, por largimi nga një klub në tjetrin nuk është ndonjë ‘problem’ i madh për tifozët, pasi janë mësuar me lojtarë të ndryshëm të militojnë nëpër klube të ndryshme.

Megjithatë, ekziston një rast i vetëm dhe i veçantë, bëhet fjalë për largimin e legjendës së futbollit, Lionel Messit nga Barcelona, që theu çdo rekord në rrjet e që mërziti mijëra fansa në të gjithë botën.

Kështu me konfirmimin nga ana e tij se dëshiron të largohet nga Barcelona, shumë klube të mëdha janë vënë pas tij.

Gjigantët si; Inter, PSG, Manchester City e United janë vetëm disa nga klubet që kanë shprehur interesim për yllin argjentinas.

Sidoqoftë, me apo pa Barcelonën – Lionel Messi është dhe vazhdon të mbetet futbollisti më i mirë që ka pasur bota e futbollit ndonjëherë dhe, legjendat si ai janë shumë të rrallë.

Periskopi jua sjell një video të Messit shumë i vogël, aty ku tregon dëshirën e madhë për t’u bërë pjesë e klubit të Barcelonës. Kjo video përloti shume fansa të legjendes argjentinase. (P)

Related