Uncategorized

Pse meshkujt i pëlqejnë gratë me flokë të shkurtër?

Flokët e shkurtër tërheqin vëmendjen˸ Bien më tëpër në sy, kështu që meshkujt i dallojnë menjëherë. Ata thonë se femrat më flokë të shkurtër janë më të pakta dhe kjo i bën të jenë ndryshe. Një model i tillë do tʼi bëjë të parezistueshme.

Dalin në pah fytyra dhe qafa˸ Nëse e keni vënë re, modelet në pasarela i mbajnë flokët të kapura për të treguar më mirë tiparet e tyre. Flokët e gjatë mund të jenë shpërqendrues, duke ʽfshehurʼ pjesët si fytyra e qafa që janë shumë tërheqëse.

Ngjashmëria me personazhe të famshëm˸ Në mendjen e meshkujve, flokët e shkurtër i kujtojnë gra të famshme, që janë shumë të pëlqyera prej tyre. Shembuj femrash të njohura me flokë të shkurtra˸ Emma Watson, Natalie Portman, Winona Ryder, etj.

Flokët e shkurtër kërkojnë më pak përkushtim˸ Për flokët e gjatë duhen shumë minuta në ditë për krehjen, stilimin( të drejtë ose onde). Kjo do të thotë se duhen edhe shumë produkte mirëmbajtjeje, që për meshkujt është çmenduri. Ata urrejnë të presin, ndërsa flokët e shkurtër nuk marrin aq shumë kohë.

Flokët e shkurtër = Vëtëbesim ˸ Për të prerë flokët shkurt duhet guxim.  Në sytë e meshkujve femrat me flokë të shkurtër kanë shumë besim tek vetja.

Prakticiteti ˸ Për meshkujt është e padurueshme të shohin flokë në dysheme. Sipas tyre,  flokët e shkurtër janë më praktikë dhe mund tʼi përkëdhelësh lehtë.

Kujdesi për pamjen˸ Jo domosdoshmërisht flokët e gjatë tregojnë kudesin që shfaq një grua për veten. Kur flokët e shkurtër duken të kuruar, për meshkujt kjo do të thotë shumë. (B)

Related