Mirëqenie

Si të shpëtoni kur ndjeni sikur do shpërtheni nga ushqimi!

Nuk ka rëndësi sa aktivë jeni fizikisht apo sa të kujdesshëm të tregoheni me regjimin ushqimor, të gjithëve ju ndodh që në një moment të caktuar të vuani nga fryrja e barkut. Edhe pse është e vështirë të përcaktosh shkakun kryesor të fryrjes së barkut (cikli menstrual, dehidratimi ose teprimi me pijet me gaz dhe ato alkoolike), zgjidhja e problemit mund të jetë vetëm ushqimi. Më poshtë do të gjeni ushqimet që do t’ju shpëtojnë nga fryrja e barkut si me magji.

1. Kastravecët: Kastravecët nuk përmbajnë vetëm kuercetinë, një antioksidues që ndihmon në rastet e fryrjes së barkut, por kanë përmbajtje të lartë edhe në ujë, vitaminë C dhe pak sodium. Së bashku ju mbajnë të hidratuar dhe parandalojnë grumbullimin e ujit dhe fryrjen e barkut. Lëkura e kastravecit është gjithashtu e lartë në acid kafeik, një tjetër antioksidues që lufton inflamacionin.

2. Domatet: Ushqimet që janë të pasura në kalium, si domatet, mund të ndihmojnë për të reduktuar fryrjen e barkut duke ulur nivelet e sodiumit në trup. Domatet (që janë rreth 95% ujë) i sigurojnë trupit lëngjet e nevojshme , duke shmangur kështu dehidratimin dhe fryrjen e barkut. Ato janë gjithashtu një burim me pak kalori i vitaminës C, likopenIT dhe antioksiduesve të tjerë që ju shpëtojnë nga fryrja e barkut si me magji.

3. Kivi: Një nga gjërat më të mira të kivit është se përmban actinidinë, një enzimë natyrale që ndihmon në tretjen e proteinave dhe parandalon fryrjen e barkut. Të gjitha llojet e kivit janë gjithashtu një burim i mirë i fibrave të tretshme dhe të patretshme, që ulin predispozitat për fryrje të barkut duke përmirësuar tretjen.

4. Shalqiri: Shalqiri përmban më shumë se 90% ujë. Duke ngrënë ushqime me përmbajtje të lartë në ujë, si shalqiri, është një mënyrë e mirë për të marrë ujë shtesë dhe nxjerrë jashtë kripën. Shalqiri është më i mirë nga maji deri në gusht. (L.al)

Related