Lajme

722 gjojba për mosrespektim të masave antikoronavirus

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 722 tiketa në bazë të Ligjit COVID-19.

Po ashtu Policia bën të ditur se kanë ndodhur gjithsej 46 aksidente, ku 21 prej tyre kanë qenë me të lënduar, ndërkaq 25 prej tyre kanë pësuar dëme materiale.

Ndërkaq, gjatë këtyre 24 orëve janë shqiptuar 1128 tiketa trafiku e janë arrestuar 22 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Related