Muzikë

Box-seti i ri me 36 këngë rimaster të John Leonnon (video)

“Gimme Some Truth. The Ultimate Mixes.” është box-seti i John Lennon-it, në të cilin janë të përfshira 36 këngët e tij solo.
Përzgjedhjen e këngëve e kanë bërë Yoko Ono me të birin, Sean Ono Lennon. Box-seti pritet të publikohet më 9 tetor, pikërisht në 80-vjetorin e lindjes së John Lennon-it.
Lansimin e ka miksuar Paul Hicks, me ndihmën e inxhinierit, Sam Grannon.

Lansimi deluxe, përfshin fletushkën (124 faqe) me intervista, fotografi të papara deri më tani, letra dhe memoare të tjera të vlefshme nga arkiva e Lennon-Ono.

Related