Muzikë

Bruce Springsteen paralajmëron albumin e ri me këngën „Letter to You“ (video)

Bruce Springsteen është një ndër njerëzit më të ‚punësuar‘ në botën e muzikës, pasi që vetëm gjatë këtij viti ka ri-lansuar pesë albume: “The Rising”, “Devils & Dust”, “Live in New York City”, “Live in Dublin” dhe “18 Tracks”, ndërsa vitin e kaluar ka lansuar albumin “Western Stars“.

Bosi nuk ka të ndalur – sapo ka paralajmëruar studio-albumin e ri „Letter to You“, i cili pritet të lansohet më 23 tetor. Në këtë album, producentë të të cilit janë Bruce dhe Ron Aniello, përfshihen 12 këngë. Në mesin e këtyre këngëve, ndodhen edhe tri të incizuara gjatë viteve ‚70-të, “Janey Need a Shooter”, “If I Was the Priest” dhe “Song for Orphans”.

Në vazhdim, mund ta dëgjoni këngën me të njëjtin titull sikurse albumi.

Related