Showbiz

Burri më seksi në botë për vitin 2020!

Kur u shpall nga People si “Burri më seksi në botë” për vitin 2019, John Legend ishte i vetëdijshëm për reagimin e njerëzve, madje edhe vetë u habit nga zgjedhja e People sa bëri shaka në Twitter duke krahasuar veten me Idris Elba-n, i shpallur si njeriu më seksi në botë për vitin 2018. Sot, titullari në fuqi ka disa ide se kush mund të jetë sipas tij burri më seksi për vitin e pandemisë a.k.a 2020.

“Ka qenë gallatë. Më ka pëlqyer me të vërtetë teksa tallesha me veten, sepse s’e merr dot veten seriozisht kur dikush të cilëson si Njeriun më Seksi në Botë. Nuk është fakt i mirëfilltë dhe nuk duhet të merret shumë seriozisht.” – tha Legend për People.

Ai shtoi se është përpjekur të argëtohet, por është i gatshëm të heqë dorë nga titulli për t’ia lënë vendin yllit të “Aquaman”.

“Nuk e di [se kush mund të jetë], por duke iu referuar Twitter-it në kohën kur u përmend emri im, u dalluan reagimet që përmendën Jason Momoa.”

Jason Momoa ka të gjitha gjasat për t’u shpallur njeriu më seksi për këtë vit dhe nëse doni disa fakte:

1 – Është seksi

Kur Jason Momoa u fotografua vetëm me kanotierë gjatë ndarjes së çmimeve Golden Globe, interneti u çmend. Shikojini krahët. Vini re vetëbesimin. Sa faj mund t’i vëmë internetit?

Ky duhet të jetë burri më seksi në botë për vitin

2 – Është i përkushtuar

Arsyeja pse u shfaq me kanotierë është sepse gruaja e aktorit, Lisa Bonnet, pati ftohtë dhe ai ia dha asaj xhaketën. “Ishte shumë ftohtë aty brenda. Duhet të kujdesesha për gruan,” tha ai kur u pyet më vonë nëse ekspozimi i krahëve kishte qenë i qëllimtë apo jo.

Ky duhet të jetë burri më seksi në botë për vitin

3 – Kujdeset për planetin

Në 2019-n, Khal Drogo/Aquaman rruajti mjekrën karakteristike jo më kot.  “Po e heq mjekrën si një mënyrë simbolike për të thënë se ka ardhur koha për ndryshim. Një ndryshim për fëmijët e mi, për fëmijët tuaj, për botën. Le ta ndryshojmë pozitivisht planetin tonë. Le të pastrojmë oqeanet dhe tokat. Le të përdorim aluminin e riciklueshëm në vend të plastikës,” shkroi Momoa në videon e postuar në YouTube.

Ky duhet të jetë burri më seksi në botë për vitin

Ky duhet të jetë burri më seksi në botë për vitin

Thënë kjo, çfarë ka më seksi se një burrë që kujdeset për veten, gruan dhe planetin?! (An)

Related