Showbiz

Cate Blanchett s’e ka problem të veshë të njëjtën gjë dy herë

Ashtu në heshtje, Cate Blanchett duket se ka filluar një nismë #It’sChicToRepeat, të cilën e shpjegoi më së miri stilistja e saj personale, Elizabeth Stewart, e cila shkroi në Instagram:

Cate Blanchett ka vendosur të veshë sërish disa nga veshjet e saj më të njohura gjatë këtij edicioni të Festivalit të Filmit në Venecia[…]Kur bëheni gati për ndonjë ngjarje të rëndësishme, sigurohuni që së pari të shikoni në dollap! Rrobat kanë për qëllim të çmohen dhe të vishen sërish e sërish. Edhe nëse jeni një aktore me famë botërore.” (An)

Elizabeth u shpreh se fustani Esteban Cortazar i veshur në ceremoninë hapëse të Festivalit të Filmit në Venecia është i njëjtë me atë që Cate veshi në premierën e “Carol” në BFI London Film Festival në vitin 2015.

Cate Blanchett jo vetëm që s’e ka problem të veshë

Po kështu, në Venecia, Cate u shfaq me një fustan Alexander McQueen me motive florale, të cilin e veshi fillimisht në British Academy Film Awards në 2016.

Cate Blanchett jo vetëm që s’e ka problem të veshë

Nuk është hera e parë që Cate vesh të njëjtën gjë, madje mund të quhet sot për sot “nona e riciklimit”.

Cate në Golden Globe Awards 2014 ku u vlerësua si aktorja me performancën më të mirë për rolin e saj në “Blue Jasmine”:

Cate Blanchett jo vetëm që s’e ka problem të veshë

Me po të njëjtin fustan Armani u paraqit edhe në ceremoninë hapëse të Festivalit të Filmit në Kanë, 2018.

Cate Blanchett jo vetëm që s’e ka problem të veshë

Gjatë një dreke të organizuar nga ajo në vitin 2014, veshi këtë fustan vezullues nga Giorgio Armani.

Cate Blanchett jo vetëm që s’e ka problem të veshë

Sërish fustani Armani u pa në Harper’s Bazzar Women of the Year Awards në vitin 2019-n, ku u vlerësua me Çmimin e Filantropisë.

Cate Blanchett jo vetëm që s’e ka problem të veshë

Në vitin 2015, në New York Film Festival u shfaq me një fustan të zi nga Aouadi Paris.

Cate Blanchett jo vetëm që s’e ka problem të veshë

Në vitin 2018, në American Film Institute mrekulloi tapetin e kuq me po të njëjtin fustan.

Cate Blanchett jo vetëm që s’e ka problem të veshë

Related