Muzikë

Deftones rilansojnë ‘White Pony’

Deftones kanë bërë të ditur se do të lansojnë albumin e tyre të tretë, “White Pony”, i cili do të përfshijë një version të ri të rimodeluar të LP-së.

Banda mbajti një konferencë shtypi përmes Zoom, në prag të përvjetorit të 20-të zyrtar të albumit. Gjatë konferencës, vokalisti Chino Moreno konfirmoi rilansimin e albumit, si dhe albumin shtesë remiks. I titulluar “Black Stallion”, remiksi do të paraqesë kontribute nga një mori artistësh, që ripërpunojnë çdo këngë nga albumi.

Së fundmi, banda gjithashtu konfirmoi se studio-albumi i tyre i nëntë ka përfunduar dhe pritet të plasohet në treg në shtator.

Related