Muzikë

Dua Lipa ka hapur një ‘audicion’ në TikTok

Dua Lipa do të publikojë së shpejti një videoklip për këngën “Levitating”. Ajo ka hapur një “audicion” në TikTok nëpërmjet sfidës #DuaVideo.

“ Jam shumë e emocionuar t’ju tregoj se po punoj për një video muzikore për “Levitating” dhe dua që ti të jesh pjesë e saj.”

Ajo thotë se mund të jetë koreografi, video makeup-i apo animim. Mjafton të postoni videon nën hashtagun #DuaVideo, sigurisht me këngën Levitating në sfond.

“Bëni sfidën dhe ju ose puna juaj do të publikohet me videon time të re.”

#DuaVideo po bëhet viral në TikTok, si hashtag i përdorur dhe i parë me miliona herë.

“Levitating” u publikua në prill të 2020-ës. Duke qenë se situata e pandemisë nuk e favorizon aq shumë krijimin e një videoklipi të zakonshëm, Dua ka menduar një mënyrë më gjithëpërfshirëse për klipin e saj, duke i ofruar një mundësi promovimi edhe fansave, shkruan anabel. Nëse mendoni se jeni të talentuar në diçka, ju e dini ç’të bëni. (KL)

Related