Muzikë

Gregory Porter lanson “All Rise”

Jazz këngëtari Gregory Porter ka botuar sot, më 28 gusht, albumin e tij të gjashtë të titulluar “All Rise”. Albumi është botuar nga shtëpia diskografike Blue Note. Albumi kishte qenë paraparë të lansohet në fillim të këtij viti, por është shtyer deri më tani për shkak të pandemisë.

I qetë dhe I fuqishëm, vokali bariton i Gregory Porter I ka siguruar atij tanimë një dekadë në industrinë e muzikës – por albumi i tij i fundit është një kujtesë që talentet e tij nuk fillojnë dhe mbarojnë me të kënduarit.

All Rise është një rikthim i madh, me një gërshetim të ri, ku shton një korr prej 10 anëtarësh si dhe një seksion të instrumenteve frymore.

Veçojmë këngët: Concorde, If Love Is Overrated, Revival Song, Mr. Holland, si dhe Faith In Love dhe Phoenix.

 

Related