Muzikë

Vdes në moshën 69-vjeçare Bonnie Pointer

Bonnie Pointer, e njohur si një nga artistet e grupit “Pointer Sisters” ka vdekur në moshën 69-vjeçare, sipas një raportimi të Fox News. Shkaku i vdekjes së saj thuhet të jetë një arrest kardiak, sipas Roger Neal.

“Është shumë e vështirë që më duhet mua t’i njoftoj fansat e ‘The Pointer Sisters’ se motra ime, Bonnie, vdiq sot në mëngjes. Familja jonë është e shkatërruar. Në emër të vëllezërve dhe motrave të mia dhe të të gjithë familjes Pointer, ne kemi nevojë për lutjet tuaja në këtë kohë”, tha Anita Pointer.

Anita e quajti Bonnie-n si shoqen më të mirë, duke thënë se ‘kurrë nuk kishin pasur luftë në jetën e tyre’. “Ajo ka filluar të më mungoj që tani, do ta shoh përsëri një ditë”, shtoi ajo.

Ndryshe, në mesin e këngëve më të fmashme të “The Pointer Sisters” janë: “I’m So Excited dhe “Jump” (For my Love). Bendi është fitues i tri çmimeve ‘Grammy’.

Related