Lajme

Zbulohet busti i senatorit Bob Dole

Në Prishtinë u zbulua busti i ish senatorit amerikan, Bob Dole në shenjë nderimi për rolin e tij në sensibilizimin e politikës ndërkombëtare për Kosovën.
Si sot 30 vjet më parë, Senatori Dole së bashku me disa ligjvënës të tjerë vizitoi Prishtinën, në një periudhë kur Kosova ishte nën sundimin e Beogradit.

Autoritetet në Prishtinë thanë se vizita e tij luajti një rol me rëndësi për zhvillimet e ardhshme në Kosovë.

Related